Champions League/ Ajax shënon golin e dytë në Torino falë De Ligt, Barcelona 3-0 Manchester United

0

Sot luhet ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, ku secili nga ekipet pretendon për një vend në çerekfinale.

Barcelona pret Manchester United në Camp Nou pas ndeshjes së zhvilluar në Old Trafford e cila u nda në favor të katalunasve me rezultatin 0-1.

Ndërsa nga ana tjetër ndeshet Juventusi me Ajax, ku ndeshja e parë në Johan Cruyff Arena u nda në barazim 1-1.

Barcelona e Leo Messit ka 30 ndeshje pa humbur në shtëpi dhe blaugranasit synojnë të ruajnë rekordin e tyre.

Ndërsa Juventusi me portugezin Ronaldo, synon të kalojë në gjysmëfinale duke synuar më pas titullin pas dy finalesh të humbura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here